06 Gusht 2021

Leicester interesohet për Francisco Trincao

Londër, 4 gusht - Skuadra angleze ka nisur bisedimet për të nënshkruar me talentin portugez të Barcelonës, Francisco Trincao nga Barcelona.

Drejtuesit e klubit anglez tanimë kanë paraqitur një ofertë për një huazim për 20 vjeçarin me një detyrim për ta blerë atë për 50 milion euro, përcjellë KosovaPress.

Thuhet se palët janë në bisedime të avancuara, mirëpo deri tani ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare.

Trincao nënshkroi një marrëveshje me Barçën, më pas u huazua tek Braga ndërsa tani është rikthyer në Camp Nou.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)