19 Mars 2024

Lazios i ofrohen 10 milionë euro për Vedat Muriqin

Lazio, 29 dhetor - Vedat Muriqi me shumë mundësi do të largohet nga Lazio në merkaton e janarit.

Sulmuesi dardan po luan sezonin e dytë me ekipin bardhekaltër, por nuk po ia del të justifikojë investimin e Igli Tares.

Lazio pagoi 20 milionë euro te Fenerbahce, por 27-vjeçari nga Prizreni ka shënuar vetëm një gol në Serie A. Fenerbahce e do sërish në skuadër, teksa ka interesim edhe nga Galatasaray.

Gjithsesi, klubi që po insiston më shumë për të marrë shërbimet e Muriqit është Hull City, që garon në Championship në Angli. Il Messaggero shkruan se klubi anglez ka bërë një ofertë për Lazion.

Drejtuesit e Hull City ofron 10 milionë euro për kartonin e Muriqit, por kërkojnë nga homologët italianë që pagesën ta bëjnë në fund të sezonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)