29 Mars 2024

Laporta: Messi është gjeni

Valenci, 16 mars - Lionel Messi mposhti të dielën mbrëma thuajse vet Valencian në Camp Nou me një het-trik fantastik, duke detyruar presidentin e klubit katalunas që ta quajë atë një gjeni, dhe njëkohësisht të thumbojë Real Madridin për eliminimin nga Lyoni.

“Ishte e mrekullueshme, spektakolare. Sot (e diel) më duhet të lavdëroj ekipin për shkak se theu një ndeshje të mbyllur. Valencia luajti mirë, por më e keqja ishte se ne e kemi ekipin shumë të mirë”, tha presidenti blaugran.

Për emërimin e Messit si ambasador i UNICEF Laporta tha: “ Ky është vlerësim për ata lojtarë që janë gjenial. Messi është shembull për fëmijët, ai është shembull për të gjithë”.

“Jemi të detyruar të kemi respekt ndaj Stuttgartit. Pas atij eliminimi të Real Madridit nga Lyoni, Liga e Kampionëve është bërë më kompetitive. Duhet të jemi të kujdesshëm që kjo të mos na ndodhë neve”, tha pas ndeshjes i ngazëllyer Joan Laporta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)