19 Prill 2024

Lampard nuk pret ndihmë nga Liverpooli

Londër, 27 prill - Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, ua ka tërhequr vërejtjen bashkëlojtarëve të tij se ata duhet të llogarisin në një Liverpool sulmues që do luftojë për fitore, edhe pse kjo e fundit do t’i shërbente Manchester Unitedit.

Shumë ekspertë të futbollit mendojnë se Liverpooli mund t’i bëjë një nder Chelseat duke e lënë atë ta fitojë derbin e kësaj fundjave, kur dihet rivaliteti i Unitedit dhe Liverpoolit, pasi që nëse United fiton sivjet titullin e katërt me radhë, do të barazohej me tituj me Liverpoolin.

“Nuk ka gjasa që të 11 lojtarët e Liverpoolit të hyjnë në fushë duke menduar për Unitedin. Ata do të hyjnë në fushë për të fituar. Ata duan të jenë profesionistë”.

“Nuk ka gjasa tjera pos asaj se ata do të mendojnë të fitojnë ndeshjen dhe asgjë tjetër, pa marrë parasysh nëse kjo fitore nuk do të ndikojë në gjasat e tyre për Ligën e Kampionëve. Ata do të japin gjithçka, nuk ka kurrfarë dyshimi”, deklaroi Lampard.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)