27 Nëntor 2022

“KVPP Prizreni” dhe “Peja” kampion të ligës së parë në pingpong

Pejë, 23 tetor - Sot në shkollën “8 marsi” në Pejë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së fundit të kampionatit ekipor në ligën e parë të Kosovës në pingpong për kategorinë e meshkujve dhe femrave ku të pranishëm në ceremoninë e shpalljes së fituesëve ishin edhe kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, deputetja znj.Besa Gaxherri, Drejtor z.Idriz Selmanaj si dhe personalitete tjera nga fusha e sportit nga pushtetit lokal dhe qendror.

Në kategorinë e meshkujve fituesi për këtë edicion u shpall vetëm pasi u zhvillua ndeshja vendimtare në mes të “KVPP Prizreni” dhe “Vushtrria” ku u xhvillua një ndeshje tejet interesante dhe me shumë kthesa, e që në fund ekipi nga Prizreni arriti të shënoj fitore të ngushtë 4-3 dhe kështu për tu shpallur kampion i Ligës së parë për edicionin 2022. “KVPP Prizreni” këtë vit u përfaqësua nga Berkan Baymak, Alimehmet Kaqaniku, Erxhan Karabaxhaku, Remzi Shala.

Këtë vit nga Liga e parë do të largohen “Shkolla” dhe “Maestro” të cilat në sezonin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e dytë.

Në kategorinë e femrave “Peja” që nga fillimi i sezonin tregoi konsistencë në rezultate duke shënuar 10 fitore dhe asnjë humbje dhe me plot meritë u shpall kampione për edicionin 2022 e që së bashku me klubin “Gani Maloku” vitin e ardhshëm do të garojnë në Superglië.

“Peja” këtë edicion u përfaqësua nga Edolinda Alimehaj, Olta Vishaj, Donika Dema dhe Vlera Muriqi të udhëhequr nga Qamil Vishaj. Në Ligën e dytë javën e ardhshme do të zhvillohen ndeshjet e play off-it në mënyrë që të përcaktohet kampioni për këtë vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)