29 Mars 2024

Kryeministri Kurti hapi turneun ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”

Prishtinë, 21 nēntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka hapur edicionin e 23-të të Turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë.

Kryeministri Kurti në fjalen e hapjes tha se sikur edhe sportet e tjera luftarake, edhe sporti i boksit reflekton traditën tonë në fushën e sportit, por edhe historinë e suksesit, rezistencës dhe luftës së vendit tonë.

Ky turnir sportiv, që padyshim reprezenton suksesin e sportit vendor, sipas kryeministrit,  tregon edhe shumë çka tjetër për vendin dhe popullin tonë.  Emërimi i tij, “Adem Jashari”, shënon sakrificën dhe flijimin e Familjes Jashari që sot është simbolika e Pavarësisë së popullit tonë, tha kryeministri, ndërsa shtoi se organizimi i parë i këtij turniri daton që nga viti 1999, dhe po vazhdon traditën e mbajtjes në vendin e njëjtë, në Prishtinë.

Dhe e treta, siç tha kryeministri Kurti, kjo ngjarje reprezenton punën dhe mundin e sportistëve, trajnerëve dhe punëtorëve sportiv të cilët pa ndalur, ndër-gjenerata e breza të tërë kanë zhvilluar sportin e boksit në vend, duke i vazhduar kështu sukseset e kampionëve shqiptarë të periudhës së ish-Jugosllavisë.

Kjo nuk është vetëm ngjarje sportive, ky turnir është pjesë e historisë tonë, që edhe kësaj radhe në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe nën organizimin e Federatës së Boksit të Kosovës po zhvillohet nën patronatin e Kryeministrisë së Kosovës. Kjo traditë duhet vazhduar, e duhet përgëzuar cdo vit.

Kryeministri ju uroi mireseardhje të gjitha shteteve pjesëmarrëse në këtë ngjarje, ndërsa sportistëve ju uroi suksese në finalet e sotme, në ring të boksit.

Turniri  ndërkombëtar i boksit "Adem Jashari" që ështē organizim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Federatën e Boksit të Kosovës, po zhvillohet nën patronatin e Zyres së Kryeministrit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)