03 Gusht 2021

Konfirmohen pozitivë me COVID tre lojtarë të PSG

Paris, 2 shtator - Deri disa ditë më parë, PSG ishte një nga klubet e pakta të Ligue 1, që u kishte shpëtuar infeksioneve të Covid-19.

Por u desh një javë për të ndryshuar gjithçka. Klubi parizian në fakt ka zyrtarizuar tre lojtarë të infektuar.

Ata janë Di Maria, Paredes dhe Herrera.

Sipas “gazetta.it”, ata u infektuan gjatë pushimeve në Ibiza, ku po pushonin edhe Icardi, Neymar, Navas, Rico dhe madje Verratti.

Një festë, ndër të tjera, shkaktoi polemika, sepse e kishte detyruar Lens të hiqte dorë nga dita e dytë e kampionatit.

Por PSG mori edhe disa ditë pushim, pas një periudhe të gjatë në Ligën e Kampionëve, deri në finale që humbi ndaj Bayern Munchen.

Megjithatë ekziston rreziku që klubi i Emirit të Katarit mund të ketë vështirësi edhe më 13 Shtator, për ndeshjen e madhe me Marsejën.

Në fakt, sipas rregullores aktuale, duke filluar nga 4 infeksione, Liga mund të vendosë të shtyjë çdo ndeshje.

Sidoqoftë, ekipet e Ligue 1 kërkojnë të përshtatin protokollin, duke mbajtur ndeshjet nëse ka të paktën 20 lojtarë jo pozitivë në dispozicion.

Presidenti federal është gjithashtu i gatshëm të bëjë më shumë, duke ndjekur modelin e UEFA Champions League: 13 lojtarë, përfshirë portierin, do të ishin të mjaftueshëm për të luajtur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)