03 Shkurt 2023

Komuna e Mitrovicës rikthen në pronësi qendrën sportive “Fatime Xhaka”

Mitrovicë, 3 shkurt - Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Prokurimit, Elvis Feka, sot kanë vizituar qendrën sportive “Fatime Xhaka” në rrugën “Adem Voca”, Mitrovicë.

Nga kjo vizitë ata kanë bërë të ditur se nga sot zyrtarisht Komuna ka kthyer në pronësi të saj qendrën sportive “Fatime Xhaka”, pas shkëputjes së kontratës e cila ishte dhënë në shfrytëzim deri në vitin 2028.

Drejtoresha Idrizi ka potencuar se qendrës sportive “Fatime Xhaka” do ti rikthehet funksioni që e ka pasur më parë për të zhvilluar aktivitetet sportive, kulturore, si dhe garat shkollore.

Gjithashtu u theksua se Komuna e Mitrovicës brenda mundësive reale buxhetore dhe përmes donatorëve të ndryshëm së shpejti do të filloj me renovimin e kësaj qendre sportive. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)