19 Prill 2024

Juventusi kërkon Behramin

Napoli, 1 maj - Sipas, tuttojuve.com, Juventusi është i interesuar për mesfushorin kosovar të West Hamit, Valon Behrami.

Gjiganti italian e ka caktuar si prioritet transferimin e Behramit për arsye se pozita ku luan ai është pika e dobët e Bianconerëve.

Në krahun e djathtë kanë dështuar të lënë përshtypje Zdenek Grygera, Martin Caceres apo Jonathan Zebina duke bërë që Behrami të jetë në radarin e bardhezinjve.

Kosovari me pasaportë zvicerane ka përvojë të madhe në Serie A, ku luajti për Genoan, Hellas Verona dhe Lazion, para se të kalonte në Angli në vitin 2008.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)