26 Prill 2024

Juventusi dhe Interi të interesuara për Joao Felix

Madrid, 18 dhjetor - Joao Felix nuk është i kënaqur me rolin e tij tek Atletico Madridi, dhe spekulohet se është duke menduar rreth një largimi të mundshëm nga “Wanda Metropolitano”, raporton “Calciomercato”.

Gjigantët e Serie A, Juventusi dhe Interi thuhet se kanë shprehur interesim serioz për Felix, dhe janë duke e monitoruar nga afër situatën e yllit portugez, ku edhe i kanë të gatshme ofertat me shuma të majme për të, përcjell KosovaPress.

Felix këtë edicion ka bërë 17 paraqitje me skuadrën e Atleticos në të gjitha garat, dhe ka regjistruar gjithsej tetë gola dhe tre asistime.