28 Mars 2024

Juventus shkarkon trajnerin Maurizio Sarri

Torino, 8 gusht - Maurizio Sarri nuk është më trajneri i Juventusit. Eliminimi nga Lyon në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve i kushtoi shtrenjtë trajnerit italian që largohet nga pankina e Zonjës së Vjetër vetëm pas një sezoni me të.

Fitorja e titullit kampion i Serisë A, që është i 9 radhazi për Juventusin nuk mjaftoi që drejtuesit e klubit torinez ta konfirmonin Sarrin në pozicionin  e tij.

Përvec Ligës së Kampioneve, gjatë këtij sezoni,  Juventus me Maurizio Sarrin në stol dështoi edhe në tentativën për të fituar Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë.

Menjëherë pas ndeshjes me Lyonin filloi të flitej për një largim të Sarrit nga drejtimi i Juventusit, ndërkohë që presidenti Andrea Agnelli deklaroi pas ndeshjes se kërkonte të merrte pak kohë për të vendosur, por mesa duket ai përshpejtoi gjithcka gjë që tregon se gjithcka ishte parapërgatitur.

Maurizio Sarri kishte me Juventusin një kontratë deri në vitin 2022 me një pagë prej 6 milionë Eurosh në sezon, por Agnelli në fund vendosi të bëjë ndryshime duke i hapur rrugë një revolucioni në skuadër, një proces që dukej se ishte i nevojshëm duke parë dy sezonet e fundit.

Pas këtij vendimi Juventusit i duhet të nisë kërkimet për gjetjen e trajnerit të ri dhe në orët e fundit është folur për një sërë kandidaturash të rëndësishme mes të cilave figurojnë ato të Zinedine Zidane e Mauricio Pochettino

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)