18 Prill 2024

Juventus në kërkim të Robben

Napoli, 8 maj - Presidenti i ri i Juventusit, Andrea Agnelli, është duke menduar seriozisht fillimin e një revolucioni në klubin nga Torino, edhe pse kjo do të jetë jo e lehtë për t’u realizuar.

Sipas Tuttosport, Agnelli dëshiron të ndjekë hapat e babait të tij, Umberto Agnelli, që atëkohë pati transferuar Zinedine Zidanen nga Bordeaux, me ç’rast lindi dhe ajo periudha e artë e Bianconerëve.

Sidoqoftë, transferimi i të parit në listën e Agnellit, Arjen Robben, nuk është dhe aq i lehtë sa mendohet.

Arjen Robben u tregua vendimtar për Bayernin në sukseset e këtij sezoni dhe transferimi i tij do të mund të varej dhe nga Liga e Kampionëve, garë në të cilën Juventusi nuk do të marrë pjesë sezonin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)