13 Qershor 2021

Italia merrë miratimin nga UEFA, për të zëvendësuar Stefano Sensin me Matteo Pessinën

Romë, 8 qershor - Italia ka marrë miratimin zyrtar nga UEFA, për të zëvendësuar Stefano Sensin e dëmtuar, me Matteo Pessinën në listën finale prej 26 futbollistësh, me të cilët do të garojë në Kampionatin Europian.

Fillimisht ishte mesfushori zikaltër pjesë e listës, por në grumbullim u mbajt edhe Pessina, pasi Sensi pësoi një dëmtim, prej të cilit nuk mund të rikuperohej dot në kohë për të marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinent.  

Rregullorja e UEFA-s parashikon ndryshime në listë deri në 24 orë para ndeshjes hapëse, vetëm në rast të ndonjë infektimi me koronavirus apo dëmtimi të rëndë, teksa Italia bëri aplikimin pikërisht pasditen e djeshme në zyrat e qeverisë europiane të futbollit.

Me dosjen mjekësore të Sensit, ku përfshiheshin të gjithë ekzaminimet që konfirmonin dëmtimin, ‘të kaltrit” ia dolën të bindin UEFA-n të pranojë ndryshimin e tij në listë me mesfushorin e Atalantës Mateo Pessina.

“Të kaltrit” do të zbresin në fushë më 11 qershor në orën 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës, ku do të përballen me Turqinë pikërisht në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian 2020.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)