16 Prill 2024

Interi kampion i Evropës

Bajern 22 maj - Interi është shpallur për të tretën herë kampion i Evropës, pas triumit 2-0 përballë Bajernit të Mynihut në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ky është një sukses historik për klubin italian, i cili hyn në histori si ekipi i vetëm që fiton të tre trofetë, Serinë A, Kupën dhe Ligën e Kampionëve. Heroi i Interit ishte padyshim Diego Milito, autori i dy golave, në minutën e 35-të dhe 70-të.

Një meritë e padiskutueshme për këtë titull i takon teknikut Hoze Murinjo, i cili e shndërroi Interin në një ekip me mentalitetet fituese, gjë që i mungonte këtij klubi që prej 46 vjetësh në Evropë.

Futbollistët e Interit realizuan ëndrrën e tyre duke fituar trofeun më të çmuar të futbollit evropian, në regji të trajnerit Hose Murinjo dhe golashënuesit të dyfishtë, Diego Milito. Zikaltrit për herë të tretë arritën të fitojnë garën elite të futbollit evropian, por për herë të parë pas vitit 1965.

Ky sukses i zikaltërve ia mundëson futbollit italian që edhe në edicionin e ardhshëm të ketë katër skuadra në garën elite të futbollit evropian. Murinjo në përbërjen e parë inkuadroi tre sulmues, por në fakt Eto dhe Pandev më shumë kishin detyra defanzive. Bavarezët e nisën më mirë ndeshjen dhe kërcënuan të parët seriozisht portën e Cesarit, por gjuajtja e Robenit nuk arriti cakun e duhur. Në anën tjetër, Uesli Shnajder dërgoi një gjuajtje të furishme nga largësia, por But ishte i sigurt. Goli i epërsisë për zikaltrit erdhi në minutën e 35-të.

Cesar degazhoi topin thellë gjysmëfushën bavareze, Milito me kokë arriti ta shërbejë Shnajderin, ky e riktheu sërish te argjentinasi, i cili ndërmjet dy mbrojtësve gjerman arriti ta dërgojë topin në rrjetën e portierit But. Pjesa e dytë nisi rrufeshëm nga bavarezët, të cilët fare lehtë kanë mundur të barazojnë shifrat, sikur Muller në sekondat e para të vazhdimi të lojës të ishte më i shkathtë kur edhe pse doli i vetëm me portierin Cesar nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë. Rastet nuk munguan as në vazhdim, por në momentet e këmbëngulësisë së gjermanëve për të barazuar shifrat erdhi edhe ndëshkimi i dytë.

Një kundërsulm i shpejtë i Interit i dha mundësinë Militos që pas asistimit të Etosë, të realizojë edhe golin e tij të dytë në këtë ndeshje, kur po zhvillohej minuta e 70-të, duke vulosur këtu edhe fatin e këtij takimi. Do theksuar se RTK e bëri transmetimin ekskluziv të kësaj finaleje dhe atë me komentim të Arben Berishës nga stadiumi i "klubit mbretëror".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)