18 Prill 2024

Ibrahimovic në Juventus

Barcelonë, 9 maj - Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, është emri më i ri që po lakohet nëpër mediumet spanjolle dhe italiane për një rikthim te Juventusi, skuadër të cilën e la më 2006 pas skandalit të Calciopolit.

Sipas Tuttosport, presidenti i ri i Juventusit, Andrea Agnelli, është i gatshëm të nisë bisedimet me Joan Laportan, i cili sipas spekulimeve dëshiron t’i krijojë hapësirë David Villës, duke e larguar Ibrahimovicin, gjë të cilën e mohoi agjenti i Ibras ditë më parë.

Transferimi i Ibrahimovicit nuk do të jetë aspak i lehtë edhe pse Agnelli është i gatshëm të shpenzojë rreth 35-40 milionë euro për suedezin. Kjo për shkak se Laporta e transferoi Ibran për 45 milionë euro plus Samuel Eto’on dhe nuk duket të jetë i gatshëm ta lejojë atë të kalojë për pak para te Juve.

Për më shumë, paga vjetore e Ibras prej 12 milionë euro është një problem shtesë për Juventusin, pasi që Bianconerët nuk kanë mjete për të paguar një lojtar me çmim të tillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)