04 Gusht 2021

Higuain: Sezon me rekorde

Madrid, 17 mars - Sulmuesi argjentinas në radhët e Realit të Madridit, Gonzalo Higuain, po luan sezonin më të mirë në karrierën e tij.

 

Ai në ndeshjen kundër Valjadolidit shënoi “hat-trikun” e parë këtë edicion, duke arritur kuotën e 19 golave të shënuar në këtë sezon.

Me këto gola të shënuar argjentinasi arriti kuotën e 51 golave të shënuara në La Liga, dhe me vetëm 22 vjet e 94 ditë  u bë futbollisti i gjashtë më i ri që ka arritur deri te ky numër.

Pozitën e parë në këtë listë ende e mban legjenda e “mbretërve” Raul, i cili kuotën e 50 golave e arriti në moshën 20 vjet e 78 ditë.

Përveç këtij rekordi, Higuain po tregohet edhe mjaft efikas në realizmin e rasteve për gol, pasi që sipas statistikave, argjentinasi shënon gol në çdo 74 minuta të kaluara në fushë.

Pas tij vjen Lionel Mesi i cili realizon në çdo 88 minuta ndërsa Kristiano Ronaldo qëllon portën në çdo 97 minuta të kaluara në fushë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2021

- Bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)