28 Mars 2024

Higuain kërkon ndihmë nga Sevilla

Madrid, 8 maj - Sulmuesi kryesor i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ka premtuar fitore të sigurt ndaj Athletic Bilbaos, duke thënë se dëshiron të shtojë presionin mbi Barcelonën, ndërsa shpreson në ndihmë nga Sevilla.

“Ne do të fitojmë. Kjo është e vetmja gjë që po mendojmë dhe do ta bëjmë këtë për të vazhduar presionin ndaj Barcelonës. Ne shpresojmë të shfaqim dëshirën tonë për të fituar titullin”.

“Ne kemi arritur të rikthehemi nga disfata e pësuar ndaj Barcelonës dhe mendoj se duhet të shpërblehemi në fund për këtë rikthim në moral. Nesër, shpresoj shumë në ndihmë nga Sevilla”, tha Higuain në një intervistë për bwin.com.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)