04 Gusht 2021

Higuain do të shitet gjatë verës

Madird, 19 mars - Përkundër faktit se ka shënuar golat më të rëndësishëm për Realin këtë sezon, Gonzalo Higuain mund të shijojë shpejtë ‘sëpatën’ e Florentino Perez, pasi që ky i fundit po shpreson të sjellë një galaktik të ri në sulmin e Los Blancos.

Duke shënuar gola të rëndësishëm, argjentinasi gjatë qëndrimit të tij te Real Madridi ka mbajtur gjallë shpresat e Mbretërve për tituj viteve të kaluara, përkundër faktit se mungonin lojtarët kualitativë. Megjithatë, spekulohet se Perez dëshiron ta largojë atë nga klubi, për të vetmin fakt se ai i takon kohës së Ramon Calderon.

Presidenti i Realit shpreson që të fitojë 40 milion euro nga shitja Gonzalo Higuain, i cili është golashënuesi më i mirë i Los Blancos dy sezonet e fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2021

- Bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)