19 Qershor 2021

Hazard kërkon të largohet nga Real dhe të kthehet në Chelsea

Madrid, 24 maj - Eden Hazard dëshiron të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj verë dhe synon të kthehet në Chelsea, sipas mediave spanjolle.

Përfaqësuesi i Belgjikës u largua nga Chelsea për t’iu bashkuar Real Madridit për 150 milionë euro në vitin 2019.

Por Hazard ka vuajtur shumë ta gjejë formën në Spanjë, kryesisht për shkak të lëndimeve të shumta dhe si pasojë i bëri vetëm 10 paraqitje si titullar në La Liga dhe vetëm tri në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

30-vjeçari madje u detyrua t’iu kërkojë falje tifozëve të Real Madridit, të cilët i kishte zemëruar duke qeshur dhe duke bërë shaka me Kurt Zouman e Chelseat pak çaste pasi Real Madridit ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve muajin e kaluar.

Sipas emisionit televiziv në Spanjë, El Chiringuito de Jugones, Hazardi po kërkon të largohet nga Madridi në verë dhe synimi i tij është të kthehet në Chelsea.

Hazardi i kaloi shtatë sezone në Stamford Bridge dhe i ndihmoi klubit londinez t’i fitojë dy tituj në Premierligë, FA Cup dhe Ligën e Evropës dy herë.

Në fillim të këtij muaji, mediat spanjolle raportuan se edhe Madridi është i gatshëm ta largojë Hazardin në verë, pas paraqitjeve zhgënjyese të tij. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)