03 Gusht 2021

Handanoviç rinovon kontratën me Interin

Milano, 8 shtator - Samir Handanovic do të jetë pjesë e Interit për të paktën edhe dy sezonet e ardhshme, pasi mbrëmjen e sotme ka firmosur kontratën që do ta mbajë të lidhur me zikaltrit deri në verën e 2022-shit.

Portieri slloven luan te Interi që prej verës së 2012-ës, kur erdhi nga Udinese dhe një vit e gjysmë më parë mori edhe shiritin e kapitenit, ndërsa në total numëron 342 ndeshje zyrtare me fanellën zikaltër.

Pavarësisht se drejtuesit e Interit po përpiqen t’i gjejnë zëvendësuesin, 36-vjeçari vijon të mbetet një nga pikat më të forta të formacionit zikaltër dhe jo më kot i është ofruar edhe kontrata e re.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)