30 Nëntor 2021

Gjermania, kombëtarja e parë në futboll që kualifikohet në Botërorin 2022

Berlin, 12 tetor - Gjermania siguroi vendin e saj për Kupën e Botës 2022 me dy ndeshje të mbetura duke mposhtur Maqedoninë e Veriut 4:0 në ndeshjet kualifikuese të hënën.

Golat e shënuar në pjesën dytë nga Kai Havertz, Timo Werner (2) dhe Jamal Musiala u sollën mysafirëve një fitore në arenën Todor Proeski në Shkup.

Gjermania u bë kombëtarja e parë që u kualifikua për turneun në Katar pasi grumbulloi 21 pikë në Grupin J.

Rumania mundi Armeninë 1:0, ndërsa Islanda mposhti Lihtenshtajnin 4:0 në përplasjet e Grupit J.

Rumania ka 13 pikë, duke u radhitur në vendin e dytë, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut dhe Armenia, të cilat kanë nga 12 pikë secila.

Islanda ka tetë pikë dhe Lihtenshtajni ka vetëm një pikë në tetë ndeshje.

Rezultatet e ndeshjeve kualifikuesve:

– Grupi E:

Estonia – Uellsi 0:1

Bjellorusia – Republika Çeke 0:2

– Grupi G:

Letonia – Turqia 1:2

Holanda – Gjibraltari 6:0

Norvegjia – Mali i Zi 2:0

– Grupi H:

Administrata e Qipros Greke – Malta 2:2

Kroacia – Sllovakia 2:2

Sllovenia – Rusia 1:2

– Grupi J:

Maqedonia e Veriut – Gjermania 0:4

Rumania – Armenia 1:0

Islanda – Liehtenshtajni 4:0

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 dhjetor 2021 - Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe OJQ Të Drejtat e Grave organizojnë diskutimin për manipulimin mendor dhe keqtrajtimin psikologjik si elemente të dhunës në familje. (Hoteli Emerald, ora 9:45)
    
- Bëhet betimi i kryetarit të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe nënshkruhen deklaratat  solemne për marrjen e detyrës nga anëtarët e Kuvendit të komunës. (Salla e Kuvendit të komunës në Deçan, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku do të bëjnë betimin anëtarët e Kuvendit dhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 10:00)
    
- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për shkak të mos aprovimit të kërkesave për lirim të masave. (Te ish-Rilindja, kompleksi III nr. 42, ora 12:00)
    
- Grupi Parlamentar i AAK-së, në Kuvendin e Kosovës mban tryezën me temën: Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekononomik. (Salla N – 506, ora 13:00)
    
- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime (SIT), bën lansimin e platformës: Ofrimi i shërbimeve online dhe fizikisht për kryerësit e veprave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë, ora 14:00)

- Galeria 17 me mbështetjen nga Swiss Cooperation Office në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës organizojnë ngjarjen Dinner party/ Make me coffee make me a sandwich, në kuadër të ekspozitës së kuruar nga Natalija Vujošević. (Galeria 17 rruga Henrik Bariç, nr.10, ora 18:00)

- Mbahet hapja zyrtare e edicionit të dytë të Festivalit “Art Without Limit International Film Festival”. (Kino Armata, ora 18:00)

- Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës organizojnë hapjen e ekspozitës vjetore të anëtarëve të Asociacionit të artistëve vizual të Kosovës. (Galeria e Artëve të Kosovës, ora 19:00)