27 Nëntor 2022

Geta Beqa emërohet anëtare e Bordit të FVK-së

Prishtinë, 3 nëntor - Dy herë kampionia e botës në "World Fitness Women's Championships" dhe fituesja e shumë medaljeve të tjera në programin e fitnesit "Wellness", Gentiana Beqa Ahmeti - me propozim të presidentit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci - është emëruar anëtare e bordit të institucionit më të lart të volejbollit në vend.

Për FVK-në është privilegj të njoftojë se një sportiste e kalibrit botëror, siç është Beqa Ahmeti, ka shprehur interesim të ndihmojë dhe kontribojë në zhvillimin e sportit të volejbollit nga pozita e anëtares së bordit.

Presidenti Gjinovci ka falenderuar Beqa Ahmetin për gatishmërinë dhe vullnetin e saj për të marrë pozitën e re, derisa e njëjta është shprehur e lumtur për mundësinë që i është ofruar nga FVK për të dhënë kontributin dhe eksperiencën e saj si kampione e botës në avancimin e mëtutjeshëm të volejbollit kosovar.

Beqa Ahmeti, përveç që është kampione e dyfishtë e botës, gjithashtu ka fituar edhe medaljen e artë në garat "Elite Pro Wellnes", "Wellness Arnold Clasik EU", "Wellness and Overall Diamons" dhe "Elite Pro Wellness Madrid".

FVK është e lumtur të fillojë bashkëpunimin me Beqa Ahmetin, e cila eksperiencën e saj si sportiste e rangut botëror do ta shfrytëzojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të FVK-së si institucion dhe volejbollit kosovar në përgjithësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)