26 Prill 2024

Galliani: Milani, klubi më i suksesshëm në botë

Milano, 17 maj - Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka akuzuar fansat kuqezi, të cilët vazhdojnë të abuzojnë dhe fajësojnë pronarin Silvio Berlusconi, duke thënë se ata nuk i falënderohen kryeministrit italian për atë që ka bërë për klubin.

“Tifozët duket të kenë harruar, që kur e morëm ne Milanin, klubi ishte duke bankrotuar dhe falë 25 viteve të investimeve të mëdha, ne kemi përjetuar tetë finale të Ligës së Kampionëve. Do të urreja të shihja çfarë do të ndodhte nëse do të kishim një sezon katastrofal si të Juventusit. Ky është klubi më i suksesshëm në botë dhe ky fakt nuk mund të injorohet”.

“Nuk e di nga e marrin këtë qëndrim tifozët. Unë u them që t’i jenë falënderues Berlusconit, për gjithë këto vite të mrekullueshme së bashku. Pa Berlusconin, Milani do të luftonte për mbijetesë, ashtu siç ishte para se ta merrnim në krye. Ai e nxori këtë klub nga bankrotimi, në maje të botës. Çdo analist neutral e di këtë”.

“Unë e di se sa para ka shkrirë ai në këtë klub. Unë kënaqem në tribuna, kur shoh ekipin e të rinjve duke shënuar, kështu që dashuria ime për Milanin e tejkalon çdo kufi. Deri në momentin kur do të jem zyrtarisht i shkarkuar, unë nuk largohem”, deklaroi Galliani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)