18 Qershor 2021

Frenk Riberi preferon Barcelonën ose Realin

Bajern, 26 mars - Frenk Riberi ka konfirmuar se nëse vendos të largohet nga Bajerni i Mynihut, destinacioni i ardhshëm do të jetë Barcelona ose Reali i Madridit. Sezonin e ardhshëm, kontrata e mesfushorit francez me gjigantët e Bundesligës përfundon dhe nëse palët nuk do të gjejnë akordin për rinovimin e marrëveshjes, klubi do ta shesë lojtarin që prej kësaj vere, në mënyrë që të mos e humbasë me parametër zero.

Edhe Chealsi është shfaqur shumë e interesuar për shërbimet e 26-vjeçarit, por Riberi deklaroi se kushtet atmosferike e bëjnë të pamundur transferimin e tij në Angli.

“Nëse vendos se oferta e Bajernit për rinovimin e kontratës nuk është e përshtatshme, me siguri që do të transferohem në Spanjë”, deklaroi ylli i “gjelave” për “Sport Bild”. “Mund t’ju siguroj se ende nuk e kam marrë vendimin rreth së ardhmes sime. Jam unë që po e bluaj gjatë në mendje lëvizjen e ardhshme. Paratë nuk janë çështja e vetme. Diferenca ndërmjet meje dhe klubit nuk është më aq e madhe. Për këtë arsye, vendimi nuk do të merret duke u bazuar te llogaria bankare, por sipas bindjes dhe ambicieve të mia”.

Ashtu si ka ndodhur me çdo kampion të madh edhe në të kaluarën, vendimi për klubin ku Riberi do të vazhdojë karrierën varet edhe nga bashkëshortja: “Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk kam krijuar asnjë ide për vendin ku preferoj të jem, megjithatë, duhet të marr në konsideratë edhe shumë faktorë të tjerë: jo vetëm çfarë është e mirë për mua, por edhe për bashkëshorten dhe dy vajzat e mia. Gruaja ime është nga jugu, ajo e ka të domosdoshëm diellin. Kujdesem shumë për familjen tim. Këtu ka shumë shi dhe dëborë. Bashkëshortja ime shpesh qëndron vetëm kur jam në aktivitet. Ajo nuk ka shumë miq, por kjo nuk do të thotë se nuk jemi të lumtur me jetën në Mynih”.

Spekulimet se Riberi ka pranuar të luajë në Madrid nuk kanë munguar, megjithatë lojtari ka pranuar se aktualisht Barça ka skuadrën më të mirë. “Reali dhe Barcelona, e ndoshta përkrah tyre edhe Mançester Junajtid dhe Chealsi, janë klubet më të mira. Jam thjesht një njeri, e si të gjithë të tjerët, nëse të vjen një ofertë, duhet të jesh i lirë ta shqyrtosh. Te këto skuadra militojnë lojtarët më të mirë në botë, shtoi francezi.

Barcelona ka ndërtuar një skuadër për terma afatgjatë. Të gjithë në botë e njohin stilin e tyre të lojës. Ndërkohë, Real Madridi ka investuar për afrimin e lojtarëve më të mirë në botë, por kësaj skuadre i mungon ende diçka. Në këto momente po shqyrtoj se cila është alternativa më interesante”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)