13 Qershor 2021

Finalja e UEFA Ligës së Kampionëve do të luhet në Portugali

Gjenevë, 13 maj - UEFA njoftoi se finalja e Ligës së Kampionëve që planifikohej të luhet në Stadiumin Olimpik Atatürk do të luhet në Stadiumin Dragao në Portugali.

Në njoftimin e bërë nga UEFA, thuhet se tifozët që dëshirojnë të shikojnë ndeshjen mes klubeve angleze Manchester City dhe Chelsea, nuk do të mund të udhëtojnë në Turqi, për shkak të masave të qeverisë britanike që po zbaton kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

UEFA ka konsideruar që ndeshja të zhvillohet në Angli, por për arsye se zyrtarët britanikë nuk kanë arritur të sigurojnë përjashtim nga karantina, ndeshja do të luhet në Stadiumin Dragao të qytetit Porto të Portugalisë.

Gjithashtu është vendosur që në finale të marrin pjesë në tribunat nga 6.000 tifozë nga të dyja ekipet.

Në njoftim, mes tjerash thuhet se autoritetet turke dy vitet e fundit janë duke punuar që të sigurojnë organizim të suksesshëm të finales së Ligës së Kampionëve.

"UEFA është shumë mirënjohës për frymën e vazhdueshme të partneritetit dhe bashkëpunimit, si dhe mirëkuptimin e treguar në këtë rast të veçantë. Urgjentisht do të kërkohen mundësitë e së ardhmes për Stambollin", theksuan nga UEFA.

Ndërsa, kreu i UEFA-s, Aleksander Cerin, ka theksuar Turqia në të kaluarën ka organizuar në mënyrë të suksesshme shumë evenimente. Shpresoj të jem në një të ardhme të afërm në Stamboll dhe Turqi për finalen e Ligës së Kampionëve dhe shumë aktivitete të tjera", ka vlerësuar Ceferin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)