27 Janar 2023

Fillon stinori i ri ne Superligen A

Prishtinë, 8 shkurt - Këtë fundjavë, më 12 dhe 13 shkurt, fillon stinori i ri në Superligën A të volejbollit të Kosovës, meshkuj dhe femra.

Klubet tashmë kanë bërë përgatitjet e duhura dhe janë të gatshme të fillojnë garën në elitën e volejbollit kosovar, derisa Federata e Volejbollit të Kosovës ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm për mbarëvajtjen e stinorit konkludues të sezonit.

Të gjitha ekipet e përfshira kanë kryer lëvizjet dhe përforcimet gjatë afatit kalimtar të janarit, i cili ishte i hapur për 15 ditë për kompletimin e transferimeve ndërkombëtare, poashtu edhe vendore për lojtarët/et të cilët nuk ishin të angazhuar/a me ndonjë skuadër. K

ëtë afat kalimtar pati numër rekord të transferimeve ndërkombëtare, sidomos në konkurrencën e femrave.

FVK u uron suksese të gjitha ekipeve garuese.

Më poshtë, mund të shikoni dhe shkarkoni kalendarin e stinorit pranveror së bashku me datat e ndeshjeve në konkurrencën e meshkujve dhe femrave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)