28 Mars 2024

FIFA u kërkon lojtarëve të huaj të ndërprejnë kontratat në klubet ruse

Cyrich, 8 mars - Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka njoftuar se do t'i lejojë lojtarët dhe trajnerët e huaj në klubet ruse të "pezullojnë në mënyrë të njëanshme kontratat e tyre" deri në fund të këtij sezoni, për të "lehtësuar" largimin e tyre nga Rusia.

"Për të lehtësuar largimin e lojtarëve dhe trajnerëve të huaj nga Rusia, në rast se klubet e lidhura me Federatën Ruse të Futbollit (FUR) nuk arrijnë marrëveshje të ndërsjellë me lojtarët dhe trajnerët e tyre të huaj para ose deri më 10 mars 2022 dhe nëse nuk është rënë dakord ndryshe me shkrim, lojtarët dhe trajnerët e huaj do të kenë të drejtë të pezullojnë në mënyrë të njëanshme kontratat e tyre me klubet përkatëse të FUR-it deri në fund të sezonit (30 qershor 2022)", thuhet në deklaratën e FIFA-s.

FIFA gjithashtu pezulloi automatikisht kontratat e futbollistëve dhe trajnerëve të huaj në Ukrainë deri në fund të vitit, për të siguruar mbrojtje financiare për palët.

Në një deklaratë, FIFA dënoi "përdorimin e vazhdueshëm të forcës ruse në Ukrainë" dhe bëri thirrje për paqe të menjëhershme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)