29 Mars 2024

FIFA, negociata me Serbinë për Kosovën

Paris, 26 mars - Rikthehet sërish në tryezën e FIFA-s, që të informojë drejtuesit e Federatës së Futbollit të Serbisë, para se të marrë një vendim për kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për njohjen e certifikatës ndërkombëtare të transferimeve.

Para marrjes së një vendimi të tillë, “qeveria” botërore e futbollit dëshiron të negociojë me serbët. Por drejtuesit e FFK-së insistojnë se organi më i lartë i futbollit në botë nuk duhet të pyesë më serbët në lidhje me të ardhmen e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare:

“FIFA-s i kërkojmë sqarime lidhur me këtë dhe duke nënvizuar faktin se Federata e Futbollit e Serbisë nuk pyetet më për futbollin në Kosovë e posaçërisht jo pas pavarësisë së 17 shkurtit 2008”, thotë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, i cili mendon se me këtë veprim FIFA dëshiron t’u masë pulsin serbëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)