29 Mars 2024

Fabregas i gatshëm për botërorin

Madrid, 10 prill - Fudbollisti i Arsenalit, Cesk Fabregas megjithatë do të jetë i gatshëm të luajë për Spanjën në Botërorin e Afrikës së Jugut, pasi lëndimi i marrë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, është duke u shëruar sipas planit.

\"Fabregas rehabilitohet sipas asaj që është pritur. Për shkak se ka plasje të ashtit të këmbës nuk do të luajë për Arsenalin deri në fund të sezonit, mirëpo në qoftë se nuk ndodh diçka e paparishikuar do të duhej të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror. Jemi duke e ndjekur me kujdes kurimin e tim\", - deklaroi mjeku i Arsenalit, Kolin Levin.

Menaxheri i \"topxhinjëve\" Arsen Venger ka pranuar edhe disa lajme të mira nga mjekët, pasi që këtë fundjavë ai do të mund të llogarisë në holandezin Robin van Persi, i cili është shëruar nga lëndimi, ndërsa së shpejti në teren do të duhej të kthehen Joan Xhuru dhe Kieran Gibs.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)