27 Janar 2023

Everton transferoi mesfushorin Dele Alli

Londër, 1  shkurt - Klubi i Premierligës angleze, Everton, ka transferuar mesfushorin Dele Alli nga Tottenham.

Në deklaratën e bërë nga klubi, me futbollistin 25-vjeçar i cili ka veshur fanellën e kombëtares angleze në 37 ndeshje, kanë nënshkruar marrëveshje prej 2,5 vitesh.

Everton nuk njoftoi se sa pagesë i ka bërë Tottenham-it për transferimin, por mediat britanike pretenduan se klauzola e Alli-t do të mund të arrijë deri në 40 milionë sterlinë në varësi të performancës së tij.

Alli, i cili ka filluar të luajë futboll në akademinë e Milton Keynes Dons, në Tottenham, ku u transferua në vitin 2015, shënoi 67 gola në 269 ndeshje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)