20 Prill 2024

Christopher Doran dhe Alma Mehmeti fitues në Turneun Memorial "Ahmet Hoxha"

Ferizaj, 24 maj - Dje, në sallën e sporteve të shkollës fillore "Tefik Çanga" në Ferizaj, u mbajt për herë të 22-të me radhë, turneu memorial tradicional për nder të jetës dhe veprës së heroit të Kosovës "Ahmet Hoxha".

Hapjen zyrtare të turneut e bëri drejtoresha e DKRS-së në komunën e Ferizajt znj. Xhemile Murati - Shabani së bashku me kryetarin e FPPK-së z. Jeton Beqiri dhe kryetarin e Kpp 'Ahmet Hoxha' z. Zymer Syla.

Pjesëmarrës ishin rreth 150 pingpongistë të të dy gjinive nga Kosova, të cilët u ndanë me grupe dhe orare të caktuara, poashtu nuk pati mundësi të ftohen pingpongistët nga rajoni për arsye të pandemisë.

Të kategoria e femrave pjesëmarrëse ishin 29 garuese, të cilat nga ora 9:30 garuan në sistem eliminimi,  dita ditës garat po bëhen më interesante, e të papritura. Kësaj radhe befasi e mirë ishte Bjondina Hasani që eliminoj Shega Hashanin në të 8-tën e finales, e pastaj edhe Alma Mehmeti që fitoi në finale ndaj Linda Zeqirit.

Dy gjysmë finalet, Linda Zeqiri kundër Hanife Zeqirit dhe Alma Mehmeti kundër Bjondina Hasanit, u mbyllen me rezultat 3:0, e në finale ishte një duel mjaft interesant ndërmjet Lindës dhe Almës, në fund me rezultat të ngushtë 3:2 fitoj Alma, fitullin e parë këtë vit në kategorinë e seniorve.

Te kategoria e meshkujve numri i të interesuarve për pjesëmarrje ishte mjaft i madh, morën pjesë 112 garues nga të gjitha klubet e Kosovës, që filluan garat nga ora 12:00 me sistem eleminimi.

Për dashamirët e pingpongut kishte mjaft ndeshje interesante, befasi konsiderohen fitoret në të 32 e finales të Sylejman Çerkinit ndaj Eroll Boshnjakut, Altin Mulit ndaj Berkan Bajmaj, Petrit Dragidelles ndaj Alimemhet Kaçanikut si dhe Elnes Alitit ndaj Feim Ramës.

Në gjysmëfinalen e parë Kreshnik Mahmuti fitoj një set ndaj Christopher David Doran, ndërsa në Gjysmë finalen e dytë Blendi Hajdari fitoi 2 seta ndaj Fatih Karabaxhakut.

Në Finale përsëri u ndeshjen Christopher David Doran dhe Fatih Karabaxhaku, kësaj radhe ndeshja ishte më e fortë, për çka tregon edhe rezultati i ngushtë 3:2 për Christopher David Doran që ka kontribuar në ngritjen e cilësisë në elitën e pingpongut Kosovar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)