28 Mars 2024

Chelsea në krizë portierësh para Interit, Zhirkov gati

Londër, 14 mars - Chelsea e sheh veten në krizë portierësh përpara sfidës me Interin, në takimin e kthimit për 1/8 e Champions League. Pas Petr Çeh, është dëmtuar edhe Hilario, i cili ka probleme muskulore.

Në ndeshjen e djeshme kundër Uest Hemit, në portë u aktivizua “gardiani” i tretë Ros Turnbull (ndërsa në stol qëndroi i riu Rhi Tejlor, i cili luan në skuadrën rezervë).

Por, shqetësimi më i madh është për përballjen e së martës, kur blutë e drejtuar nga Ançeloti do të luajnë përballë Zhoze Murinjos dhe do të kërkojnë të përmbysin humbjen 2-1 të pësuar në ndeshjen e parë.

Ndërkohë, në krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku mungon Eshli Kol, është rikthyer rusi Zhirkov.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)