27 Janar 2023

Chelsea me pronar të ri, kalon në pronësi të filantropit amerikan

Londër, 30 maj - Chelsea është zyrtarisht në pronësi të Todd Boehly.

Konsorcuimi sipërmarrësit amerikan ka përfunduar blerjen e klubit të njohur anglez, që në 19 vitet e fundit shkroi faqet më të bukura të historisë me Roman Abramovich si president.

“Konsorciumi i drejtuar nga Todd Boehly, president dhe CEO i Eldridge, dhe Clearlake Capital Group, njoftoi sot përfundimin e blerjes së Chelsea FC.

Transaksioni ka marrë të gjitha miratimet e nevojshme nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Premier League dhe të autoriteteve të tjera.

Pronarët e rinj janë të përkushtuar të investojnë në fusha kyçe që do të zgjerojnë dhe përmirësojnë konkurrencën e klubit, duke përfshirë rizhvillimin e Stamford Bridge”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit londinez.

4.25 miliardë paund i ka kushtuar blerja e Chelsea biznesmenit, investitorit dhe filantropit amerikan. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)