29 Mars 2024

Chelsea gati 40 milionë funte për Agueron

Londër, 5 maj - Chelsea është favoriti kryesor për transferimin e sulmuesit argjentinas Sergio Aguero nga Atletico Madridi.

Sipas The Daily Express, Atletico Madridi tashmë ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Chelseat, e vlefshme rreth 40 milionë funte.

Javën e kaluar ishte vetë Aguero ai që nuk përjashtoi mundësinë e transferimit në Stamford Bridge duke lëvduar në të njëjtën kohë Blutë e Londrës.

Chelsea po ashtu  është gati të bëjë një ofertë marramendëse për dyshen e Milanit, Thiago Silva dhe Alexandre Pato.

Corriere dello Sport shkruan se bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti dëshiron t’i sjellë brazilianët gjatë verës për një çmim që mendohet të jetë rreth 80 milionë euro.

Kjo ofertë që pritet të arrijë në Milanello javën e ardhshme do të mirëpritej nga Silvio Berlusconi, që mezi pret të bëjë biznes me futbollistët që sipas tij janë dështakë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)