28 Mars 2024

Cavani rinovon kontratën me klubin e United

Manchester, 22 shkurt - Futbollisti sulmues Edison Cavani ka rinovuar kontratën me klubin e Manchester United.

Në një kohë kur pritej largimi i tij nga “Djajtë e Kuq”, pasi afrimi i Cristiano Ronaldos verën e shkuar bëri që ai të humbiste rolin e titullarit, Cavani ka zgjedhur të qëndrojë edhe për një vit tjetër në “Old Trafford”.

35-vjeçari nga Uruguai ishte shumë i dëshiruar te klubi brazilian i Botafogo, megjithatë ai zgjodhi të ishte pjesë e United, pavarësisht faktit që pjesën më të madhe të këtij sezoni ka qëndruar në stol.

Lajmin e rinovimit të tij me Manchester United e bënë të ditur mediat britanike, por ato nuk kanë nxjerrë detaje nga marrëveshja e re mes palëve në fjalë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)