28 Mars 2024

Brown: Rooney më i mirë se Ronaldo

Manchester , 17 maj - Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Wes Brown, mendon se Wayne Rooney është futbollisti më i mirë në botë.

“Nuk do ta shkëmbeja Rooneyn me asnjë tjetër. Ai ishte një lojtar i madh që në fillim kur erdhi tek Unitedi, por ai është përmirësuar vit pas viti dhe unë mendoj se ai e ka vënë veten përkrah futbollistëve më të mirë në botë.

“Për momentin ai nuk është njëri prej më të mirëve, ai është më i miri. Unë e di se jam i ngazëllyer, por ai nuk ka dobësi në lojën e tij dhe ai i shënoi golat me kënaqësi”.

“Ronaldo është fantastik, por ndoshta largimi nga United i ka dhënë rastin Rooneyt të luajë në pozitën e tij të dëshiruar, kurse ai ka qenë i pabesueshëm. Kupa e Botës do të jetë kompeticioni i tij. Atij do t’i pëlqejë të mposhtë mbrojtësit më të mirë”, tha Brown.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)