16 Prill 2024

Botërori 2010, Afrika e Jugut gati të presë tifozët

Johanesburg, 16 prill - Kur mbetet pak me shume se nje muaj nga nisja e topit te pare te Boterorit 2010, autoritetet e sigurise ne Afriken e Jugut I kane treguar Botes se jane gati te neutralizojne cdo trazire te mundshme gjate kompeticionit. Ne Johanesburg, policia afrikano-jugore ka treguar forcen e saj, duke improvizuar perleshje mes tifozeve dhe forcave te sigurise.

Keto te fundit kane simuluar nje perleshje te vertete me tifoze qe hedhin shishe e bomba Molotov jashte stadiumit “Ellis Park” te Johanesburgut. Nderhyrja e menjehershme e forcave te policise, por edhe e forcave ushtarake te veshura civile kane neutralizuar perleshjen dhe marre ne kontroll situaten.

Me keto ushtrime autoritetet e sigurise ne Kupen e Botes, por edhe organizatoret e kompeticionit me te madh te futbollit kane treguar se jane gati te presin me mijera tifoze nga e gjithe bota.

“Ne e beme kete per t’i thene botes se jemi gati edhe sikur ndeshjet te fillonin qe sot’, ka beret e ditur nje nga pergjegjesit per sigurine e Boterorit. Forcat e policise qe do te mbarvajne Boterorin jane stervitur prej muajsh nga eksperte te xhandermarise franceze.

“Policia ne Afriken e Jugut do te perdore teknikat e policise franceze per te ruajtur rendin sipas ligjit”, ka thene Herve Niel i Ministrise se Brendshme te Frances.

Boterori 2010 i futbollit do te nise me 11 qershor dhe do te mbyllet me finalen e 11 korrikut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)