09 Shkurt 2023

Boateng transferohet te Olympique Lyon

Paris, 2 shtator - Ish-mbrojtësi i kombëtares gjermane dhe Bayern Munich Jerome Boateng është transferuar zyrtarisht te Olympique Lyon.

Boateng i cili ishte një lojtar i lirë që prej muajit korrik pasi i përfundoi kontratat me kampionët e Gjermanisë, firmosi për 2 vite me Olympique Lyon, skuadër tek e cila do të synojë të gjejë formën e tij më të mirë dhe të ndihmojë Lyon-in me eksperiencën e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)