25 Prill 2024

Berlusconi në kërkim të Marco Van Bastenit

Milano, 4 maj - Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, duket të ketë filluar gjahun për të gjetur zëvendësuesin e Leonardos.

Duket se Berlusconit i ka ardhur në maje të hundës Leonardo dhe pas dy sulmeve të Leonardos ndaj tij, ai sipas La Gazzeta dello Sport, është në heshtje mediatike duke kërkuar në ndërkohë njeriun që do ta pasojë Leonardon.

Berlusconi më herët e ka menduar mundësinë e inkuadrimit të Filipo Gallit nga ekipi i të rinjve, por ai gjithashtu dëshiron të bisedojë edhe me Marco Van Bastenin, në mënyrë që ky i fundit t’u kthehet Rossonerëve.

Në listën e shkurtër të Berlusconit janë dhe Frank Rijkaard dhe ish-trajneri i Cagliarit, Massimiliano Allegri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)