19 Prill 2024

Berbatov drejt Bayernit

Munich, 19 prill - Sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, është në rrugë të mirë për t’u larguar nga Old Traffordi dhe për të shkuar në Allianz Arena, me ç’rast do të mund ta shpëtonte karrierën e tij.

Sipas News of the World, bosi i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson është i gatshëm të largojë sulmuesin e frustruar me formën e tij. United shpenzoi më shumë se 30 milionë funte për transferimin e bullgarit, por Berbatov ka dështuar të ripërtërijë formën që e pati te Tottenhami.

Berbatov ka kaluar pesë sezone te Bayer Leverkuseni dhe spekulohet se destinacioni i tij i radhës mund të jetë Bayern Munichu, pasi që me ardhjen e sulmuesit meksikan Javier Hernandez në radhët e United, pritet që bullgari të qëndrojë në bankën rezervë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)