28 Mars 2024

Bayern dhe United në kërkim të Frey, Reali të Mourinhos

Londër - Madrid, 12 mars - Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu janë vënë në kërkim të portierit të Fiorentinas, Sebastien Frey. Sipas La Repubblica, Viola mund të lejojë largimin e francezet nëse skuadrat e interesuara paguajë 15-18 milionë euro.

Drejtuesit e Bayernit kanë pasur mundësi të shohin kualitetet e Freyt nga afër, në dy ndeshjet që zhvilluan kundër Violas në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Po ashtu United është në kërkim të një zëvendësuesi të Edwin Van der Sar dhe e shohin portierin francez si njeriun e duhur për portën e tyre.

Ndërkohë, eliminimi i Real Madridit nga Liga e Kampionëve ka ngjallur pakënaqësi te presidenti Florentino Perez, ndërsa spekulimet më të reja janë se Jose Mourinho mund ta zë vendin e Manuel Pellegrinit.

Perez nuk do të tolerojë më dështimet e skuadrës për të cilën pagoi qindra milionë euro, prandaj sipas The Times, ai tashmë është në kërkim të një trajneri të ri.

Veç Mourinhos, në listën e Perez janë edhe Arsene Wenger dhe Carlo Ancelotti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)