25 Prill 2024

Barcelona përcjell kosovarin Kamer Qaka

Madrid, 27 prill - Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Barcelona, raportohet se është duke e interesuar për mesfushorin kosovar, 15-vjeçarin Kamer Qaka, i cili vlerësohet ndër futbollistët më të talentuar në Norvegji.

Sipas gazetës “Dagbladet”, për shërbimet e të riut kosovar janë të interesuara edhe skuadrat e tjera evropiane, ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe babai i futbollistit.

“Menaxherët e Barcelonës çdo ditë më thërrasin për të më pyetur që të dërgoj djalin në këtë klub. Ata përcjellin çdo ndeshje ku luan Kameri.

Përveç Barçës janë duke u interesuar edhe Hamburgu e Werder Bremen në Gjermani, Blackburn Rovers në Angli, Brondby në Danimarkë dhe klubet më të forta norvegjeze.

Në Blackburn e Brondby ka stërvitur më herët, ndërsa drejtuesit e këtyre dy klubeve menjëherë kanë bërë ofertë\", ka thënë Adem Qaka për gazetën norvegjeze.

Pavarësisht interesimit të klubit më të mirë në botë për të, Kamer Qaka duket se favorizon rivalin e përjetshëm të Barcelonës, Realin e Madridit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)