31 Korrik 2021

Barcelona gjen mënyrën për të firmosur me Messin

Barcelonë, 14 korrik - Lionel Messi se shpejti do rinovojë kontratën edhe zyrtarisht më Barcelonën pavarësisht se zërat e fundit flisnin për përfshirjen e Manchester City apo PSG.

Firma në kontratën e re nuk do të jetë dy vjecare por plot 5-vjeçare dhe kjo e ka një arsye madhore.

Lionel Messi nuk mund të kishte serish rrogën e mëparshme pasi Liga Spanjolle e futbollit i ka vënë një tavan për pagat Barcelonës për shkak të krizës që e ka prekur dhe për të shmangur me stil veton e Ligës u përdor një strategji e re. Pagën që Messi do ta merrte për dy vite, Barcelona do t',ia japë në 5 vite ndoshta dhe pak më shumë euro që do merrte ne dy sezone.

Messi për të ndihmuar edhe klubin e zemrës ka pranuar këtë formulë të drejtuesve por ndërkohë do të ketë ede premio të tjera si ambasador apo përfaqësues i klubit në botë për të arritur pagën që ai kishte me kontratën e firmosur në 2017.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)