26 Shtator 2021

Arsenali nënshkruan me Martin Odegaard

Londër, 20 gusht - Klubi anglez i Premier Ligës, Arsenal ka nënshkruar sot me mesfushorin norvegjez Martin Odegaard.

“Martin Odegaard na është bashkuar në një transferim të përhershëm nga Real Madridi”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Futbollisti 22-vjeçar u bashkua me Arsenalin pasi kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2020-21 në huazim me "topçinjtë".

Real Madridi nënshkroi me Odegaard në vitin 2015, por më pas ishte në huazim tek Heerenveen, Vitesse, Real Sociedad dhe Arsenal.

Arsenali shtoi se Odegaard tani është duke pritur përfundimin e procedurave formale dhe kërkesave për vizë.

Futbollisti norvegjez do të vesh fanellën me numrin 8 të Arsenalit.

Odegaard shënoi dy gola dhe bëri dy asiste në 20 paraqitje për klubin londinez sezonin e kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)