24 Prill 2024

Arsenali fiton 35.2 milionë dollarë

Londër, 27 shkurt - Ekipi i Arsenalit ka bërë të ditur se ka nxjerrë përfitim prej 35.2 milionë funtesh dhe ulje të dukshme të borxhit në gjashtë muajt e fundit.

Raporti gjysmëvjetor i Arsenalit ka treguar se borxhi prej 332.8 milionë funtesh është zvogëluar në 203.6 milionë, respektivisht për 129,2 milionë funte më pak.

Rezultatet e tilla pozitive në masë më të madhe janë falë shitjes së 261 apartamenteve në Highbury Square, ish-fushën e klubit në Londrën Veriore. Edhe Arsene Wenger do të ketë një shumë të theksuar të parave për të investuar në ekip.

“Si do ta shfrytëzojmë këtë tepricë të mjeteve ende nuk është vendosur, por krahas investimeve në klub, do të shihet edhe mundësia për të investuar projekte të klubit si dhe në infrastrukturë në Emirates”, ka thënë drejtori ekzekutiv, Peter Hill Wood.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)