22 Janar 2022

Sport

UEFA nis hetimet për ngjarjet në finalen e EURO 2020

Paris, 13 korrik - UEFA filloi një hetim disiplinor kundër Shoqatës së Futbollit Anglez (FA) pas incidenteve në finalen e EURO 2020. Procedurat disiplinore u hapën pas ndeshjes finale të EURO 2020 midis Italisë dhe Anglisë në stadiumin Wembley... Lexo

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2022

- Kryeministri Albin Kurti, Ministri Hajrulla Çeku, anëtarë tjetër të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit dhe drejtues të institucioneve tjera shtetërore do të marrin pjesë në shënimin e përvjetorit sulmit të dytë i forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz. (Kompleksin Memorial “Adem Jashari” n[ Prekaz të Skenderajt, ora 9:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore në fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale, me fokus në mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë për vitin 2021. (“Vendum”. rr. Tringë Smjali, nr.17, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës mban konferencën për media për konkluzat e tryezës për sportin. (Hotel Brezovica në Brezovicë, ora 12:30)
 
- Organizohet protestë kundër shtrenjtimi të energjisë elektrike. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)