24 Prill 2024

10 milionë euro për gishtat e Alonsos

Madrid, 28 prill - Sa mund të vlejë gishti i madh i dorës së një personi? Edhe 5 milione kur bëhët fjalë për dy herë kampionin e botës në Formula 1, Fernando Alonso. Banka spanjolle Santander, që është dhe sponsori kryesor i skuderisë Ferrari ka siguruar për 10 milionë euro gishtat e mëdhenj të duarve të pilotit.

Kjo zgjedhje nuk është bërë vetëm per rëndesinë e duarve ne drejtimin e makines së gares, por ka lidhje edhe me marketingun, pasi Alonso është i detyruar të ngrejë gishtat lart sa herë që fiton në pistë.

Vetë piloti është shprehur se shpreson ta bejë sa me shpejt ketë shenjëe, duke filluar nga gara e ardhshme e botërorit te Formula 1, e cila do te zhvillohet me 9 maj ne Barcelone.

“Eshte momenti i te vertetes, pasi eshte gara e pare ne Evrope. Pikerisht ketu do te kuptohet se cila skuderi eshte favorite per te fituar titullin dhe cila jo. Jam i bindur se do te mbyll me sukses garen ne Barcelone”, ka thene Alonso ne konferencen per shtyp te organizuar nga sponsori qe siguroi per 10 milione gishtat e tij.

Gjithsesi, te tilla polisa sigurimi nuk jane nje risi ne boten e sportit. Me pare portieri i Realit te Madridit Iker Casillas ka siguruar duart, futbollisti tjeter madrilen  Cristiano Ronaldo, kembet ndersa mesfushori anglez David Beckham ka siguruar te gjithe trupin per 150 milione dollare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)