16 Prill 2024

Women 4 Women nis fushatën "Ki Kon e Thirrë" kundër dhunës ndaj grave

Prishtinë, 10 dhjetor - Për ta shënuar fundin e fushatës "16 Ditët e Aktivizmit" kundër dhunës me baza gjinore për këtë vit, Kosova – Women 4 Women ka lansuar kampanjën "Ki Kon e Thirrë".

Kampanja zhvillohet në kuadër të projektit “Së bashku ndërtojmë reziliencën” të financuar nga United Nations Trust Fund (UNTF), që ka për qëllim ndërgjegjësimin e grave në vende rurale dhe urbane rreth formave të ndryshme të dhunës, si dhe shërbimeve që ekzistojnë për të mbijetuarat apo gratë në rrezik të dhunës.

Raporte të ndryshme kanë dëshmuar se gjatë pandemisë, përqindja e dhunës në familje, kryesisht ndaj grave, është rritur ndjeshëm.

Ndërkaq është brengosëse se rreth 35% të të anketuarve nuk dinë se ku të kërkojnë ndihmë në rast se ata ose dikush tjetër përjeton dhunë. Në anën tjetër, pandemia ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në mirëqenien ekonomike dhe psikologjike të grave.

Në këtë linjë, kampanja “Ki Kon e Thirrë” ka në qendër informimin dhe qasjën më të mirë në informacione që ndërlidhen me dhunën.

Kampanja do të vazhdojë 10 ditë, ku përveç videove informuese, do të ketë edhe aktivitete në terren në zona të ndryshme të Kosovës që kanë për qëllim ofrimin e drejtpërdrejt të informatave për gratë dhe vajzat.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)