29 Mars 2024

Vlerësohet bashkëpunimi i Prokurorit të Shtetit me Institutin e Bazelit për Qeverisje

Prishtinë, 16 qershor - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, janë duke qëndruar për vizitë zyrtare në Zvicër, me ç’rast kanë vizituar Institutin e Bazelit për Qeverisje (IBQ), ku janë pritur nga Drejtoresha Gretta Fenner dhe eksperti i këtij instituti, Jonathan Spicer.

Në fokus të këtij takimi ishte diskutimi i çështjeve të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit të Prokurorit të Shtetit me IBQ-në lidhur me gjurmimin dhe identifikimin e aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme të shtetasve kosovarë, asete këto, të cilat gjenden jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Kryeprokurori Lumezi dhe drejtoresha Fenner kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm ndërinstitucional dhe janë zotuar të thellojnë këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen, me qëllim të avancimit të luftës kundër korrupsionit, krimit​ të organizuar dhe identifikimit të aseteve të përfituara në mënyrë të jashtëligjshme dhe konfiskimin përfundimtar të tyre.

Vizita zyrtare e Kryeprokurorit të Shtetit, së bashku me bartësit e tjerë të funksioneve të sistemit prokurorial në institucionet e shtetit të Zvicrës, përkatësisht, në institucionet e fushës së drejtësisë nga kantonet e Bazelit, Cyrihut dhe Bernit është mundësuar nga Zyra e UNDP-së në Kosovë, në kuadër të Projektit SAEK III, projekt ky, që mbështetet financiarisht nga qeveria zvicerane dhe ajo suedeze.

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)