20 Prill 2024

Vazhdon edhe për dhjetë ditë afati i konkursit për zyrtar policorë

Prishtinë 16 nëntor - Në bazë të Ligjit për Policinë, Ligjit për Barazi Gjinore, Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Udhëzimin Administrativ mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, dhe Vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm Policia e Kosovës vazhdon afatin e konkursit të hapur për zyrtarë policorë.

Afati për paraqitjen e aplikacioneve vazhdohet edhe për dhjetë (10) ditë duke filluar nga data 17 Nëntor 2021 deri me datë 26 Nëntor 2021, me qëllim të ofrimit të mundësisë edhe më të gjatë kohore për aplikim, si dhe të ju mundësohet aplikimi online në stacionet policore edhe kandidatëve të cilët kanë vështirësi për aplikim online (ju mungojnë pajisjet për aplikim si dhe nuk kanë qasje në internet).

Pra kandidatët të cilët kanë vështirësi për aplikim online (ju mungojnë pajisjet për aplikim si dhe nuk kanë qasje në internet) mund të drejtohen në stacionin policor më të afërt për të bërë aplikimin online.

Kriteret në konkurs mbeten të njëjta si dhe kandidatët të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs nuk është e nevojshme të aplikojnë përsëri.

Kandidatët të cilët kanë bërë gabim gjatë aplikimit apo bashkëngjitjes së dokumenteve kanë të drejtën që të adresojnë kërkesë në email adresën [email protected] lidhur me problemin e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)